Pas kritikës së Adem Mikullovcit, Veseli: Ishte vërejtja më e lezetshme!
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka reaguar pas humorit që deputeti, Adem Mikullovci e bëri ndaj tij.
Kreu i legjislativit, përmes Facebookut, ka shkruar se kjo ka qenë vërejtja më e lezetshme që ai e ka marrë ndonjëherë.
“Kjo ishte vërejtja më e lezetshme që kam marrë ndonjëherë. Falemnderit deputetit dhe artistit Adem Mikullovci. Do të përpiqem që të flas më ngadalë në seancat e ardhshme”, ka shkruar Veseli.
Mikullovci, gjatë seancës së sotme ironizoi me shpejtësinë e të folurit të Veselit. Me këtë rast, ai kërkoi që Veseli mos të flas me shpejtësi të madhe, për shkak se nuk po arrinë ta kuptoj.
Më poshtë shikoni videon: