75 Mall Live Search
19:44 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas Kryeziut dhe Zenelit, Kosovës mund t’i mungoj edhe Rashica kundër Çekisë dhe Anglisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm do të luaj dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet e kampionatit evropian 2020.

Trajneri Bernard Challandes si asnjëherë më parë do të ballafaqohet me probleme sa i përkët lëndimeve sepse do të mungojnë dy mesfushorët Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli të cilët kanë këputur ligamentet e gjurit.

Së fundi është lënduar edhe anëtari i Werder Bremen Milot Rashica, pasi ka zgjatur muskulin në ndeshjen e fundit kundër Fortuna Dusseldorf.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Rashica do t’i nënshtrohet skenimeve për të parë shkallën e lëndimit dhe mund të jetë jashtë fushës për disa ditë. /Indeksonline/