Pas Kryeziut, Kosova merr një lajm tjetër të keq
Në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për kampionatin evropian Kosova do të luaj kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
“Dardanët” nuk do të kenë në dispozicion kapitenin Hekuran Kryeziu i cili ka këputur ligamentet e gjurit.
Trajneri Bernard Challandes do të ketë kokëqarje në mesfushë sepse nuk do ta ketë në dispozicion as kapitenin tjetër Valon Berisha.
Anëtari i Lazios është i lënduar dhe nuk ka luajtur që disa javë. “
Nuk e di por do të jetë vështirë që të vi. Ende nuk jam duke ushtruar me gjithë kapacitetin” ka thën Berisha për Indeksonline.
Në mungesë të këtyre dy futbollistëve, Challandes e ka ftuar mesfushorin Anel Rashkaj. /Indeksonline/