Pas Kryeziut, Prishtina kompleton transferimin e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë

Prishtina po vjen me super-transferimin e madh.
Klubi kryeqytetas ka goditur në këtë merkato, pasi ka transferuar futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, shkruan IndeksOnline
Lajmi është bërë i ditur nga aksionari më i madh i klubit, Rrahman Haradini.
Ai ka publikuar një foto nga takimi mes zyrtarëve të Prishtinës dhe futbollistit.
Lilaj në edicionin e kaluar ishte pjesë e futbollit izraelit me Nes Tzionan, derisa kohën e artë të karrierës e kaloi te Skënderbeu.
Mesfushori ka bërë edhe 16 paraqitje nën fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.
Por, skuadra e Prishtinës para pak çasteve në ‘Facebookun’ e tyre zyrtar, shkroi se po transferojnë një futbollist të madh, edhe pse nuk bëri të ditur emrin e tij.
Postimi i Prishtinës:
“Tjetër nivel, from Israel”.
