75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / kutia

Pas kualifikimit në finale, Tuchel kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve

PSG mbrëmë ka siguruar finalen pasi mposhti Leipzigun me rezultat 3-0 në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë.

Kampionët e Francës bënë një paraqitje mjaft të mirë duke mos iu dhënë asnjë mundësi gjermanëve, shkruan Indeksonline.

Trajneri Thomas Tuchel, në një intervistë pas ndeshjes ka thënë se është shumë i kënaqur me lojtarët dhe shpreson që do të fitoj edhe në finale.

Është e pabesueshme! Do të jemi këtu për të luajtur në finale. Skuadra luajti mjaftë mirë”, ka thënë Tuchel.

Ne treguam kualitetet tona, ishim të uritur dhe të vendosur të fitonim. Ishte një paraqitje brilante nga Di Maria,Neymar dhe Mbappe”.

Edhe pjesa tjetër natyrisht, pasi jemi duke luajtur të gjithë së bashku dhe shpresojmë që ta fitojmë finalen”, ka shtuar më tej ai.

Kjo është hera e parë që PSG kualifikohet në finale derisa atje do të takohet me fituesin e ndeshjes së sotme në mes të Bayernit dhe Lyonit. /IndeksOnline/