Pas Kurtit, delegacioni i LDK-së arrin në Kuvendin e Kosovës

Pas ardhjes së Albin Kurtit, në Kuvendin e Kosovës janë parë duke hyrë edhe zyrtarët e LDK-së, Isa Mustafa, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Vjosa Osmani.


Po ashtu edhe Liburn Aliu nga radhët e LVV-së ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë pritet vetëm fillimi i takimit që pritet të jetë vendimtarë dhe përcaktues se a do të arrihet koalicioni LDK-VV.

Indeksonline më herët raportoi se Albin Kurti do ia jap kryeparlamentarin LDK-së, vetëm nëse ata ia japin Ministrin e Punëve të Brendshme.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu përmes një deklarate për media gjatë ditës së sotshme tregoi se do të vazhdojnë të insistojnë për postin e kryeparlamentarit./Indeksonline/
