18:10 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Pas Kushtim Gashit, Prishtina transferon edhe një futbollist nga Ballkani

Fc Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish futbollistin e Ballkanit, Arens Mateli.

Ai ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, thuhet në njoftimin e klubit bardhëkaltër, transmeton IndeksOnline.

”Mateli luan si mesfushor defanziv dhe në edicionin e fundit ishte pjesë e Ballkanit të Therandës ku e ka fituar titullin kampion.

22-vjeçari krahas Ballkanit ka luajtur edhe me Kukësin në Shqipëri si dhe skuadrën nga Turqia, Akhisaspor teksa vite më parë ka qenë pjesë edhe e grup moshave të reja të Kombëtares së Shqipërisë.

Arensi për faqen zyrtare të klubit shprehet i lumtur që është bërë pjesë e ekipit nga kryeqendra e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

FC Prishtina gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë edhe me Kushtrim Gashin, i cili ishte futbollist i Ballkani në sezonin e fundit./IndeksOnline/