75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Z S

Pas Kuvendit deputetët e VV-së bojkotojnë Komisionin, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore

Deputetët e Vetëvendosjes përveq që po e bojkotjnë Kuvendin e Kosovës dhe seancat plenare tashmë ata po i bojkotojnë edhe komisionet parlamentare.

Së fundmi në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në rend dite ka qenë intervistimi i Fadile Dylës, sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj nga AShI./Indeksonline/