Pas Kuvendit, Kusari-Lila nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë
Deputetja nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila sot menjëherë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ka nënshkruar peticionin për mbajtje të zgjedhjeve.
Ajo thotë se ky veprim kishte kuptim më të madh për të dhe se zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Më tutje, Kusari shton se Kuvendi i Kosovës duhet t’i kthehet sovranit të marrë përgjigjen për veprimet e 25 Marsit dhe 3 Qershorit.
Postimi i plotë:
Sot pas
seancës së Kuvendit të Kosovës, veprimi i cili kishte kuptimin më të madh për
mua ishte, nënshkrimi i peticionit për mbajtje të zgjedhjeve.
Qeveria nuk ka legjitimitet demokratik të qeverisë dhe vendos
në emër të qytetarëve të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës duhet t’i kthehet sovranit të marrë
përgjigjen për veprimet e 25 Marsit dhe 3 Qershorit.
Demokracia e Kosovës është në sfidën dhe testin më të madh që
nga shpallja e pavarësisë së vendit. Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë.
Nënshkruani peticionin për Kosovën me demokraci
përfaqësuese.