08:30 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pas lajmit për fejesën, e dashura e Justin Bieber shfaqet me unazë në gisht (Foto)

Të dielën babi i Hailey Baldwin Stephen duket se ka konfirmuar se vajza e tij është fejuar me të dashurin Justin Bieber, pasi përmes një postimi në Twitter ai u ka uruar atyre dyve për diçka.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme një fans  i tyre ka shpërndarë një fotografi të çiftit në Twitter, ku shihej modelja 21 vjeçare duke bartur një unazë në gishtin e saj të fejesës.

“Miku im ka takuar Justin Bieber dhe Hailey Baldëin në Bahamas dhe ajo tani mban një unazë në gisht”, ka shkruar ai.

Të dy janë shfaqur shumë të lumtur dhe duke shijuar këtë pushim që do mbahet në mend gjithë jetën./Indeksonline/