12:51 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas lajmit se është shtatëzënë, publikohen fotografitë profesionale me barkun e rrumbullakosur të Leartës

Dje, Learta ka konfirmuar shtatzënësinë e saj të dytë e po ashtu ka informuar se këtë herë së bashku me Kushtrimin do të bëhen prindër të një vajze.

Këtë gjë familja e ka mësuar në muajin gusht në një event familjar.

Teksa, pak para zbulimit të saj ka realizuar edhe një set fotografik me veshje kombëtare ku shihet barku i rrumbullakosur.

Këto duken të jenë vetëm fotografitë e para nga sesioni i realizuar para pak ditësh.