Pas lajmit të shtatzënisë, Olta Boka pozon për herë të parë përkrah burrit të saj

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka ditën e djeshme konfirmoi ajmin se ajo është në pritje të ëmbël. Olta postoi në Instagram një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe zbuloi se po pret një vajzë.
“Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme”, shkruante Olta.
Këngëtarja postoi gjithashtu edhe një foto me partnerin e saj, djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin. Kjo është foto e parë publike e çiftit pasi Olta ka preferuar që prej vitesh lidhjen e tyre ta ruajë larg syrit të mediave.
“Ti je pikenisja e kapitullit me te bukur te jetes sime! Sidoqofte e ardhmja, sot me lejo te te shtrengoj doren dhe sebashku t’i japim ngjyra aventures qe kemi nisur… Keshtu, do ta kemi me te lehte te themi qe historia jone i perngjan nje fotografie, ne castin e shkrepjes te se ciles, buzeqeshem te lumtur per te mbetur te tille deri ne fund…”, shkruan Olta.