75 Mall Live Search
22:50 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / AR

Pas largimit nga familja mbretërore, Harry dhe Meghan do të realizojnë intervistën e parë

Princ Harry dhe Meghan do të japin intervistën e parë pas daljes nga familja mbretërore për Oprah Winfrey.

Harry dhe Meghan njoftuan se po presin fëmijën e tyre të dytë duke planifikuar për planet e tyre që do t’i bëjnë në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

“Winfrey do të flasë me Meghan, Dukesha e Sussex, në një intervistë të gjerë, duke treguar gjithçka, duke u futur në jetën e saj kur ishte pjesë e mbretërisë, për martesë, amësi, deri te mënyra se si ajo po e trajton jetën nën presionin e fortë nga publiku”, tha CBS në një deklarate.

“Më vonë, do të shfaqet edhe Princi Harry ku do të flasin për lëvizjen e tyre në Shtetet e Bashkuara, shpresat dhe ëndrrat e tyre për familjen e tyre në zgjerim.”

CBS tha se intervista do të transmetohet me 7 Mars./Indeksonline/