07:11 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas largimit nga familja mbretërore, Harry përfundon në psikiatri

Princ Harry vuan nga stresi post-traumatik dhe mesa duket nuk mundet më që ta fshehë këtë fakt.

Sipas revistës “Globe” ai ka pranuar që të hyjë në terapi në një klinikë psikiatrike në Kaliforni. Vdekja e mamasë së tij, princeshë Dianës, është rrënjosur thellë në kujtesën e Harry, një dhembje që ka mbajtur përbrenda që nga viti 1997.

Largimi nga familja mbretërore i ka dhënë atij goditjen finale. Megjithatë jeta e re në SHBA me Meghan dhe vogëlushin e tyre është shpresa e vetme për një jetë më të mirë.