Pas largimit nga label-i, Skerdi paralajmëron pauzën në muzikë!
Ditët që lamë pas, këngëtari i njohur, Skerdi u largua nga label-i ‘Red Box Entertainment’.
Mirëpo tani erdhi me një lajm tjetër, ai po pauzon edhe nga muzika. Këtë e ka bërë të ditur vet këgnëtari me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
Me anë të një fotografie që ai e ka postuar, ka bashkangjitur këtë shkrim:

Muzika – Gjeja qe kam dashur qe ne femijeri. Kam sakrifikuar shume per te, madje kam qendruar larg familjes per te arritur endrren time, pa e ditur nese do mund ta realizoja. Megjithate, mendoj qe kam arritur ne nje pike qe kam dashur, te pakten deri sot, duke ju falenderuar te gjithe bashkepunetoreve te mi, atyre qe me hapen shume rruge dhe besuan ne mua. Sot, kam zgjedhur te vazhdoj vetem dhe ta kompletoj endrren time, deri ne fund. Nuk jam shprehur kurre kaq drejtperdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj per pak kohe ne menyre qe te jem shume energjik atehere kur rikthehem. Do shihemi shume shpejte me projekte dhe gjera te reja, atehere kur eshte momenti im. Falenderoj secilin nga ju qe me keni dhene mbeshtetje dhe force per te mos u dorezuar pavaresisht veshtiresive qe ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni te qendroni me mua. I juaji SKERDI!!!
Skerdi poashtu ka fshirë të gjitha fotografitë në këtë rrjet social kështu duke u angazhuar më shumë me familjen dhe të fejuarën e tij./Indeksonline/
