75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Pas largimit nga Liverpool, Wijnaldum drejt Bundesligës

Pas largimit nga skuadra e Liverpool, Gini Wijnaldum është gati për një aventurë të re.

Mesfushori holandez pritet që të transferohet tek Bayern Munchen, raporton “Sky England”, transmeton Indeksonline.

Holandezi do të ishte transfer i lirë tek bavarezët pasi që aktualisht është pa kontratë.

Ai u transferua në Liverpool në vitin 2016 dhe ishte ndër futbollistët më të rëndësishëm në sistemin e Jurgen Klopp./Indeksonline/