75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas largimit nga ‘On Records’, Kida paralajmëron rikthimin

Kida ditë më parë njoftoj për largimin nga ’On Records’, kompani kjo që e menaxhonte prej vitesh këngëtaren e njohur.

Pas largimit, Kida ka treguar se tashmë ka filluar një rrugëtim të ri me kompaninë e njohur muzikore, AVD Digital, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Kida ka bërë të ditur që kanali i saj zyrtarë ku do të publikohen projektet e saj të reja është gati.

“Kanali zyrtar është në dispozicion tani, shkoni dhe shihni çfarë po vjen, projekte të reja”, ka shkruar Kida./Indeksonline/