75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Pas largimit nga Schalke, Mustafi drejt një aventure të re

Shkodran Mustafi (29-vjeçari) do të largohet përfundimisht nga Schalke 04 në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi nga Bundesliga në afatin e janarit, shkruan IndeksOnline

Për shkak se klubi i Schalkes do të bëjë gara në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm, sot njoftuan largimin e 10 futbollistëve, ku në mesin e tyre ishte edhe Mustafi.

Aventura e re e Mustafit pritet të jetë Superligë e Turqisë. Mësohet se ai ka oferta nga klubet turke, përfshi Galatasarayn dhe Fenerbahçen.

Kujtojmë që Mustafi gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat: Everton, Sampdoria, Valencia dhe Arsenal./IndeksOnline/