75 Mall Live Search
19:35 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / F.R

Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP, Kristi Lamaj: Dua të bëhem baba

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 5, Kristi Lamaj ka folur hapur për planet e tij për të ardhmen. I ftuar sot në emisionin ‘Ftesë në 5’, Kristi u shpreh se ndodhet në një periudhë të jetës kur dëshiron të bëhet baba, duke e konsideruar familjen si gjënë më të shtrenjtë dhe më të veçantë për të.

“Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar”, u shpreh ai.

Kristi tregoi se edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, ka pasur shpesh momente reflektimi, ku në mendjen e tij bisedonte me njerëzit e tij të zemrës për të mbajtur marrëdhëniet gjallë.

“Gjithmonë kam pasur bisedën me veten. Aty brenda isha në atë stad, vendosja përballë vetes një njeri nga i cili doja një këshillë. Nuk kam qenë kurrë vetëm; banorët e dija që i kisha kundërshtarë. Bisedoja në mendje me njerëzit e mi të zemrës dhe i mbaja marrëdhëniet gjallë. Nuk dua të dukem egoist, por disa gjëra që i kam bërë, i kam bërë. Kam sjellë një frymë të re në muzikën popullore”, tha ish-banori i Big Brother VIP.