15:34 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / C E

Pas largimit të Musollit, tjetër kosovar bëhet kapiten te Kukësi

Vesel Limaj është bërë kapiten i Kukësit për këtë sezon.

Mesfushori kosovar merr shiritin e kapitenit pas largimit të Musollit drejtë Gjilanit.

Në njoftimin e klubit thuhet se Limaj ka marrë besimin nga stafi teknik dhe bashklojtarët e tij.

Ky është njoftimi i Kukësit:

Vesel Limaj do të jetë kapiteni i ri i Kukësit për sezonin e ri futbollistik! Stafi teknik ka vendosur t’i besojë shiritin e kapitenit mesfushorit nga Kosova, duke pasur edhe mbështetjen e futbollistëve.

Kapiteni i ri u gradua sot në stërvitje dhe u prit me duartrokitje nga pjesa tjetër e skuadrës! Limaj luan me Kukësin që nga sezoni 2018-2019!

Suksese Kapiten