75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas largimit të Sadat Pajazitit, Vëllaznimi do të udhëheqet nga 3 trajnerë

Vëllaznimi është duke përjetuar krizën më të madhe që mbahet mend ndonjëherë.

Gjakovarët janë në vendin e fundit të tabelës në Ligën e Parë dhe pas 9 javësh nuk kanë arritur asnjë fitore.

Pas humbjes në fundjave nga Vitia, trajneri Sadat Pajaziti dha dorëheqje, shkruan Indeksonline.

“Kuqezinjtë” kanë njoftuar që rolin e trajnerit së bashku do ta luajnë 3 persona, Ekrem Radoniqi, Haxhi Kurhasku dhe Luan Tabaku.

Objektivi kryesor i gjakovarëve në këtë edicion është qëndrimi në Ligën e Parë të Kosovës.

/Indeksonline/