75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas largimit të shtyllave, 2 vetura parkohen në hyrje të sheshit!

Vetura të shumta shihen të parkuara vend e pavend në Prishtinë.

Në një pjesë të hyrjes së sheshit nga rruga “Agim Ramadani” dikush nuk ka hezituar që sot të parkonte veturat.

Një BMW dhe një Golf ishin ndaluar në këtë pjesë menjëherë pas largimit të shtyllave, transmeton Indeksonline.

Siç duket dikë nuk e pengon fare fakti që kjo pjesë është e sheshit dhe nuk do të duhej të parkoheshin veturat./Indeksonline/