13:42 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas largimit të Zidane, ky do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

Zinedine Zidane ka njoftuar se do të largohet nga Real Madrid pas suksesit të Ligës së Kampionëve, duke arritur të fitoj tri herë radhazi.

Tanimë dilema kryesore është se kush do të jetë zëvendësi i tij në r te Los Blancos, shkruan indeksonline.

Sipas Marca, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino do të zëvendësoj Zidaninin në stolin e Real Madrid.

Argjentinasi ka vazhduar kontratën me Spurs, por Perez tani është duke provuar që të emëroj Pochettinon duke paguar klauzolën e lirimit. /IndeksOnline/