75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Pas lëndimit të Brojës, Chelsea gjen zëvendësuesin e tij

Shqiptari, Armando Broja humbi pjesën e mbetur të sezonit me Chelsea-n teksa në sfidën miqësore të para pak ditëve ndaj Aston Villa-s, këputi ligamentin e gjurit të djathtë dhe tani i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë, Chelsea duket se nuk dëshirojnë të humbasin kohë, ata po përgatiten për merkaton e janarit në kërkim të zëvendësuesit të lojtarit shqiptar.

Bëhet e ditur se ata janë shumë pranë firmës me një 19-vjeçar. Bëhet fjalë për talentin David Datro Fofana, i cili aktivizohet me skuadrën e Molde në Norvegji.

Kushtet personale janë ende duke u diskutuar me lojtarin – atëherë nëse arrihet, ajo do ti kushtojë Chelseas më shumë se 10 milionë euro. /IndeksOnline/