75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / L A

Pas lëndimit të Carvajal, Real Madridit i propozohet mbrojtësi turk

Pas lëndimit të rëndë të Dani Carvajal, i cili pritet të mungojë mbi dy muaj, Real Madrid ka marrë një ofertë për ta përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas “Defensa Central”, italianët i kanë propozuar klubit madrilen mbrojtësin turk Zeki Çelik, aktualisht pjesë e Romës.

Çelik, që ka kontratë deri në vitin 2026, shihet si një alternativë e mundshme për të mbuluar mungesën e Carvajal.

Çmimi i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro, por drejtuesit e Real Madrid po tregohen të kujdesshëm dhe preferojnë të presin rikthimin e spanjollit para se të marrin një vendim përfundimtar për ndonjë opcion transferimi të Zeki Çelik.