Pas lëndimit të frikshëm, Kosovare Asllani merr një lajm fantastik
Kosovare Asllani ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit që Suedia e zhvilloi ndaj Holandës në gjysëmfinale të Kupës së Botës për femra.
Futbollistja kosovare që përfaqëson Suedinë flitej se mund të ishte gjatë jashtë fushave ngase lëndimi dukej shumë i rëndë.

Por, analizat e fundit tregojnë se lëndimi i Kosovares nuk është edhe aq serioz, sa që ajo mund të luaj edhe në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë.
“Ajo ka fjetur mirë natën e fundit. Analizat nuk tregojnë ndonjë shqetësim të madh. Të shohim se si do të reagon trupi i saj gjatë ditës. Mendoj se mund të stërvitet dhe nëse ec gjithçka mirë, ajo mund të luaj ndaj Anglisë. Ka lëndime të lehta në kofshë, por nuk janë shqetësuese” ka thënë mjeku i përfaqësueses suedeze, Houman Ebrahimi./Indeksonline/