75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 04 Tetor 2024 / Gj. Sh

Pas lëndimit të rëndë, operohet Ilir Mustafa

Futbollisti i Dritës, Ilir Mustafa, ditën e sotme i është nënshtruar operimit.

Ai javë më parë ka këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut, lëndim ky i cili do ta lë jashtë fushës për këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit mjekësor, operacioni i Ilir Mustafës ishte i suksesëshëm.

Lajmin për operimin e tij e ka dhënë skuadra e Dritës.

”Ilir Mustafa kryen operimin

Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm.

Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djatht në ndeshjen me FC Malisheva duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.

Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativishtë e gjatë por që rëndesi ka që gjithqka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit.

Të presim të kthehesh edhe më i fortë Ilir”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/