Pas lëndimit të Scalvinit, Italia gjen zëvendësuesin e tij

Pas lëndimit të Scalvinit, selektori italian Luciano Spalleti, ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti, ku gjatë ditës së sotme u konfirmua që është thirrur nga Spalleti për “Euron2024”.
Scalvini, është lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës dhe pritet që të mungojë deri në janar të vitit të ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë edhe një herë që Italia mbron titullin e tyre në këtë evropian ku gjendet në grupin B me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë ku do të luajnë ndeshjen e tyre të parë./IndeksOnline/