Pas letrës emocionuese, tifozët kërkojnë që Xhaka të startojë të shtunën
Granit Xhaka më në fund theu heshtjen mbrëmë me një letër ku shpjegoi gjithçka. Madje edhe kërcënimet që i ka marrë nga tifozët e komentet dashakeqëse.
Pas publikimit të kësaj letre, ai mori përkrahjen e tifozëve, ndërsa tashmë disa po kërkojnë që Xhaka të jetë startues në ndeshjen e të së shtunës ndaj Wolvesit, madje edhe të vazhdojë të jetë kapiten i klubit, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu, ka edhe të atillë që po shpresojnë që Xhaka do të shënojë në atë ndeshje./Indeksonline/





