75 Mall Live Search
10:50 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas lindjes, modelja e njohur rikthen linjat trupore në top formë

Modelja e njohur me famë botërore Ashley Graham, njihet si një nga modelet më të kërkuara në botë në fushën e modelimit.

Ajo dhe burri i saj para rreth 1 muaji, janë bërë prindër për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Ata u gëzuan me ardhjen në jetë të një djali, i cili e lumturoi çiftin.

Modelja Ashley Graham duket se shumë shpejt i ka rikthyer linjat e saj trupore në formën më të mirë.

Këtë e ka dëshmuar përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet mjaft e tonifikuar, derisa pozonte para aparatit. /Indeksonline/