16:45 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Pas lindjes së djalit, Arbana Osmani i rikthehet punës

Ajo është një nga prezantueset më të pëlqyera shqiptare.
Është kjo Arbana Osmani, e cila ditëve të fundit ishte në fokusin e mediave rozë.

Prezantuesja u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë djalin e saj që e pagëzoi me emrin Diell.

Arbana është në lidhje dashurie me regjisorin shqiptar, Eduart Grishaj.


Por, pas kësaj pauze, moderatorja përmes një postimi ka treguar që i është rikthyer punës, pikërisht në shtëpinë mediatike Top Channel dhe sigurisht emisionit të saj./Indeksonline