75 Mall Live Search
20:30 / E Diele, 05 Tetor 2025 / AR

Pas lindjes së djalit, Dafina kujton fillimin e shtatzënisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment plot humor nga periudha e shtatzënisë.

Në një Instastory, artistja ka shkruar:

“2 muaj shtatzënie… para se të vendosja të haja gjithçka që pashë”, shkruan Indeksonline.

Postimi i Dafinës ka sjellë shumë reagime, ku çdoherë ndan përvojat e saj si nënë e re.

Kujtojmë që Dafina u bë nënë për herë të parë në korrik të këtij viti, kur solli në jetë djalin e saj, Daskan.

Këngëtarja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla nga kjo periudhë e veçantë, duke treguar momente të bukura si familje./Indeksonline/