Pas lindjes së djalit, Elita Rudi iu rikthehet angazhimeve profesionale
Elita Rudi që nga lindja e fëmijës së parë për të dhe bashkëshortin e saj, Gjiko ka ndërprerë angazhimet profesionale.
Moderatorja e famshme ka arritur qe prej vitesh të krijojë një karrierë të suksesshme në prezantim e nga e cila ka pauzuar tash e disa muaj, shkruan Indeksonline.
Por, tani shtatë muaj nga lindja e djalit, Elita iu është kthyer angazhimeve, ajo këtë e bëri të ditur në një video që ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Prezantuesja shihet mjaft atraktive teksa realizon një fotosesion me disa veshje të ndryshme.
Ndërkohë, ditë më parë Elita ka treguar se shumë shpejt do t’iu kthehet angazhimeve./Indeksonline/