75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / mp

Pas lirimit të policës, reagon Kurti: Ky rrëmbim konsiston në një shkelje e rëndë

Pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga Gjykata e Kralevës, kryeministri Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në twitter.

Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.