Pas listës së publikuar nga Challandes, vjen reagimi i Vllaznisë së Pozheranit

Challandes sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Edhe pse dukej një listë mjaft e kompletuar, por vetëm me mungesën e Bernard Berishës e Milot Rashicë, klubi i Vllaznisë së Pozhoranit nuk pajtohen me këtë përzgjedhje të teknikut zviceran, shkruan IndeksOnline
Sipas tyre, portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi është dashur të ftohej nga Challandes.
Më poshtë postimi i tyre i plotë:
“Reagim..
Së pari Dardanëve ju urojmë sukses në ballafaqimin me Maqedoniën e Veriut.
Ne si klub jemi tejët të indinjuar që portjeri Betim Halimi i cili karrierën e filloi në klubin tonë,pastaj e vazhdoi ne Drita nga Gjilani,ku tregoi profesionalizëm të jashtzakonshëm,vazhdoi karrierën ne Novara të Estoniës,ndërsa tani Betim Halimi mbron ngjyrat e Olimpik Donetsk-ut( ku te gjithë kemi njohuri se në qfar niveli është Superliga Ukrainase),ende nuk shihet si i dobishëm per perfaqsuesen tonë.
Kërkojmë nga shtabi Teknik i përfaqsueses
së Kosovës që Betim Halimi të vrojtohet në mënyre profesionale dhe ta ketë vendin e merituar në perfaqsuese,
Nga Kf Vllaznia Pozheran”.