15:36 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas lojtarëve të Barcës dhe Juventusit edhe Ramos merr iniciativë për të ulur pagat

Real Madridi është një ndër klubet e vetme që nuk ka bërë prekje pagash për futbollistët.

Drejtuesit e madrilenëve nuk duan të privojnë lojtarët e tyre nga pagesat e zakonshme, por mund të surprizohen.

Vendimi i futbollistëve të Juventusit dhe Barcelonës për të ulur pagesat e tyre ka prekur sedren e lojtarëve të Realit. Senatorët do të kenë një mbledhje mes tyre dhe do të vendosin për të ulur pagesat.

Kapiteni Sergio Ramos po et me shokët e tij të skuadrës që t’i japin një dorë klubit në këtë moment negativ që po kalon. Ai është i sigurt se futbollistët e tjerë do të pranojnë një vendim të tillë.