19:58 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. A

Pas Madzukiq, Milani transferon Tomorin nga Chelsea

Fikayo Tomori është lojtari i dytë që transferohet te Milani në këtë afat kalimtar.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi i Chelseat ka arritur marrëveshje me ‘Rosonerët’ dhe këtë javë do të udhëtojë në Itali.

Ekipi anglez do ta huazojë deri në fund të sezonit, ndërsa Milan e ka mundësinë ta blejë kartonin e Tomorit për 30 milionë euro.

/Indeksonline/