Pas Malishevës, edhe në një fshat të Fushë Kosovës asfalti bëhet “copë-copë” për shkak të vërshimeve

Komuna e Malishevës sot lajmëroi se për shkak të reshjeve, rruga që lidh fshatrat Rud-Sferkë është dëmtuar rëndë dhe është e pakalueshme.
Përveç Malishevës, asfalti është dëmtuar edhe në fshatin Grabovc të Fushë- Kosovës për shkak të reshjeve të shiut, transmeton Indeksonline.

Në disa pamje që ka siguruar Indeksonline, shihet se ajo rrugë është vështirë e kalueshme për shkak të dëmtimeve nga reshjet e shiut.

Kjo rrugë është shtruar me asfalt nga Komuna e Fushë-Kosovës, ka treguar një banor./Indeksonline/

