Pas Maradonës edhe djali i tij shtrohet në spital
Djali i Armando Maradonës, Diego Junior është shtruar në një spital në Napoli, pasi ka disa komplikime me Covid-19.
34-vjeçari, i cili kishte një karrierë të shkurtër si futbollist, kishte “luftuar” me koronavirusin, pasi kishte një temperaturë të lartë dhe kollë, përcjellë IndeksOnline
Ai doli pozitiv me 5 nëntor dhe bëri një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar gjendjen e tij aktuale.
Situata u përkeqësua dhe Maradona Junior u shtrua në spitalin e “Cotugno” në Napoli.
Ai nuk është në gjendje intensive, por një përpjekje nga mjekët për t’ia përcjellur gjendjen e tij nga afër.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi babi i tij, Diego Armando Maradona u lëshua nga spitali në “Buenos Aires” pas operacionit të suksesshem në tru./IndeksOnline/

