75 Mall Live Search
13:43 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / L A

Pas Mbappes edhe Konate lë grumbullimin me Francën

Franca do të duhet të bëjë në ndeshjen ndaj Islandës pa dy yjet e saj.

Pas Kylian Mbappes edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate është lojtari radhës që ka lënë grumbullimin me “Les Bleus”, pas një lëndimi të tij.

Ai do të kthehet tashmë në Angli, me Benjamin Pavardin që është ftuar për ta zëvëndësuar atë.

Kujtojmë se Franca, fitoi mbrëmë 3-0 ndaj Azerbajxhanit dhe tashmë do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Islandës të hënën në orën 20:45./IndeksOnline/