75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 19 Korrik 2024 / Gj. Sh

Pas Mbappes radha e Endrick, Reali njofton datën e prezantimit të brazilianit

Real Madrid ka zbuluar datën dhe orën kur do të zbulohet zyrtarisht sensacioni brazilian Endrick.

Prezantimi do të bëhet në ”Santiago Bernabeu” të shtunën më 27 korrik në orën 12:00, shkruan IndeksOnline.

Ka qenë një pritje e gjatë për tifozët e klubit, pasi nënshkrimi përfundoi në dhjetor 2022, por marrëveshja u ra dakord të realizohej pasi lojtari të mbushte moshën 18 vjeçare, ku Endrick i mbush me 21 korrik,

Pasi shkëlqeu me skuadrën e Palmeiras, Enderic ka bërë tashmë 10 paraqitje për Brazilin, ku ka shënuar edhe tre gola./IndeksOnline/