75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 19 Maj 2023 / MSH

Pas më shumë se ni viti lidhje, ndahet çfti i njohur

Emma Watson dhe Brandon Green, janë ndarë.

Dyshja ishin në lidhje për 18 muaj përpara se t’i jepnin fund historisë së tyre të dashurisë.

Ndarja thuhet se ka ndodhur pas Krishtlindjeve – pas një romance serioze e cila zgjati më shumë se një vit.

Gjërat ishin aq serioze mes aktores së “Harry Potter” dhe djalit të Philip Green, saqë ata takuan edhe prindërit e njëri-tjetrit dhe gjithashtu kaluan një pushim romantik në Venecia së bashku me më të dashurit e tyre.

Por, si duket me kaq është përmbyllur historia e tyre.

Emma, la të kuptohej se ishte sërish beqare, pasi kuptoi se gjërat në jetën e saj nuk ishin ashtu siç duhej të ishin.