15:58 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas më shumë se një dekade Sheffield United rikthehet në Premier League

Skuadra e Sheffield United është promovuar në elitën e futbollit anglez, Premier League nga Championshipi.

Pas 12 vitesh kjo skuadër është rikthyer në rangun më të lartë të futbollit në Angli.

Këtë e mundësoi barazimi i Aston Villës me Leeds United, dhe Sheffield nga vendi i dytë me 88 pikë.

Skuadra tjetër që e ka siguruar pjesëmarrjen në Premier League është Norwich City.

Ekipi i tretë do të vendoset përmes playoutit, ku do të marrin pjesë 4 skuadra në formë turneu. /Indeksonline/