75 Mall Live Search
15:48 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / Gj. Sh

Pas më shumë se një viti jashtë fushave, Alaba rikthet dhe pritet të luaj ndaj Las Palmas

David Alaba është rikthyer nga lëndimi, i cili e kishte lënë jashtë fushave për më shumë se një vit.

Mbrojtësi austriak është ftuar nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, për ndeshjen e së dieles ndaj Las Palmas.

Alaba pritet të ketë minuta në këtë përballje, ku do të luaj ndeshjen e parë pas plot 389 ditësh./IndeksOnline/