75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Pas mesnatës shëtit me veturë nëpër Fushë Kosovë, në BMW policia i gjen marihuan

Në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, policia e rajonit të  Prishtinës  ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal veçanërisht me substancat narkotike, raporton IndeksOnline.

Kështu siç njofton policia  rreth orës 01:30, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë policia ka ndaluar veturën e tipit “BMW”, me targa Kosove me ç’rast, pas kontrollit të detajuar që i ka bërë veturës dhe të dyshuarit, ka gjetur dhe sekuestruar një  sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë  kanabis (marihuanë).

I dyshuari;  R. K. mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe  është proceduar më tej, ndërkaq me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.