15:11 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas Milanos, Bella Hadidi “pushton” sfilatat e Parisit

Bella Hadidi, ka pasur një muaj të stërngarkuar me punë dhe angazhime.

Modelja është e njohur për të “pushtuar” pistat e modës në mbarë botën, dhe të njëjtën gjë e bëri edhe së fundi në Javën e Modës, në Paris.   

Dhe sigurisht, Bella Hadidi pasi shkëlqeu në Javën e Modës në Milano, radha ishte për Parisin, transmeton Indeksoline.

Supermodelja defiloi për koleksionin vjeshtë- dimër, “Thierry Mugler” gjatë Javës së Modës, në Paris. 

Supermodelja nuk linte asgjë në imagjinatë, e veshur me një fustan të zi, të kombinuar me material rrjetë, të cilat ekspozonin për mrekulli linjat e saj të trupit.

Para se të merrte pjesë në Milano dhe Paris, Bella ishte pjesë e Javës së Modës në New York dhe në Londër./Indeksonline/