75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / Gj. Sh

Pas Milnerit, nga Liverpuli do të largohen edhe tre futbollistë të tjerë

Ditën e djeshmë është bërë i ditur largimi i James Milner nga Liverpuli.

Futbollisti anglez ka bërë të ditur se pas përfundimit të sezonit do ti bashkohet skuadrës së Brightonit, shkruan IndeksOnline.

Por ky nuk do të jetë largimi i vetëm nga Liverpuli në përfundim të sezonit.

Së shpejti pritet që një vendim të njejtë do ta marrin edhe Alex Oxlade-Chamberlain, Roberto Firmino dhe Naby Keita./IndeksOnline/