75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / L A

Pas miqësores me SHBA, anulohet edhe miqësorja e U-21shave të Shqipërisë me Japoninë

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë U21 e parashikuar për t’u zhvilluar në 27 mars në Antalia të Turqisë nuk do të zhvillohet.

Federata Shqiptare e futbollit bëri të ditur anulimin e kësaj sfide që vjen pas asaj me SHBA e parashikuar për t’u luajtur në 30 mars.

Kujtojmë se ditë më parë u anulua edhe ndeshja tjetër miqësore e Kombëtares U21, ajo me SHBA, e parashikuar për t’u luajtur në 30 mars, për të njëjtën arsye si kjo me Japoninë, ndërsa Federara Shqiptare e Futbollit thekson se po shikon mundësinë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për skuadrën përfaqësuese të 21 vjeçarëve për ndeshjet e së njëjtës periudhë.