Pas Modriçit edhe Brozoviç i bashkohet grumbullimit te Kroacia

Kombëtarja e Kroacisë është e kompletuar tashmë dhe po bëhet gati për Euro 2024.
Në grumbullim është bashkuar edhe mesfushori i Al Nassr, Marcelo Brozovic, shkruan Indeksonline
Brozovic kishte më shumë pushim, për shkak të finales së King Cup që e humbi me ekipin e tij arab ndaj Al Hilalit.
Ish-lojtari i Interit tani është bashkuar me grupin dhe duket në formë të mirë fizike para ndeshjeve të Kampionatit Europian.
Kujtojmë që Kroacia do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore – atë të 8 qershorit ndaj Portugalisë dhe më pas udhëton në Gjermani për në Euro 2024, ku do të përballet me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën./Indeksonline/
Marcelo Brozović back at #Croatia practice session!
— HNS (@HNS_CFF) June 4, 2024
🙌 @brozocrypto 🔙#EURO2024 #Family #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/RSV6WUBLP1