Pas mosmarrëveshjes e nxjerrë armën dhe e kanosë, arrestohet i dyshuari

Tre persona kanë pasur një mosmarrëveshje ndërmjet veti, ndërkohë që njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë armën dhe ka kanosur personin tjetër. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarit, ndërkohë që ka konfiskuar edhe armën që është përdorur në këtë rast.
“Rr. C, Prishtinë 30.01.2021 – 17:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kane kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma Bereta me një karikator me gjashte fishek të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit lirohen ndërsa njëri shkon në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.